Arrestohet në Shkodër shtetasi Balil Murataj, 43-vjeç.
Mësohet se 43-vjeçari terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë pasditës së sotme. Në ecje e sipër me automjetin e tij, ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri disa herë.
Pas sinjalizimeve nga banorët, policia bëri të mundur arrestimin e tij.
Gjatë mbrëmjes së sotme, forca të shumta policie janë parë në qytetin e Shkodrës, teksa kanë ndaluar disa makina në kërkim të personave me precedentë penal.
Sakaq, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë policia për këtë aksion të zhvilluar ditën e sotme.