Gazetari Reldar Dedaj ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se dosja “Partizani” nuk trondit vetëm opozitën, por i trondit të gjithë.
Ai tha se me nisjen e hetimit të ish-kryeministrit Berisha është hapur rrezja e hetimit dhe kjo do të prekë shumë shpejtë edhe socialistët.
“Ajo që ka tronditur më tepër politikën e dy krahëve është se kjo ka bërë që të hapet rrezja e hetimit.
Nuk ka më hetim që lidhet vetëm me një individ, por këtu fillohet nga piramida, ministritë dhe drejtoritë e lindjes. Ky parim që SPAK-u ka ndjekur në lidhje me këtë dosje i rrezikon shumë socialistët. Prandaj nuk ka lidhje me goditjen e opozitës”,-tha gazetari.