Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, reagon Prokuroria e Përgjithshme

0

Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri, përshëndeti vendimin e FATF (Financial Action Task Force) për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në platformën “X”, Prokuroria e Përgjithshme, shkruan se ky vendim i FATF është produkt i zbatimit të strategjisë së hartuar prej saj në vitin 2020.

Kontributin kryesor në këtë luftë sipas Prokurorisë së Përgjithshme e kanë dhënë seksionet e posaçme në 7 prokuroritë e kryesore të vendit.

“Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu