TURQI- Turqia vijon të qëndrojë e palëkundur në mbështetje të Palestinës, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe BE. Gazeta Milliyet shkruan se presidenti turk, Erdogan u ka dërgua ftesë për pjesmarrjen në një protestë pro palestineze gjashtë krerëve të shteteve të rajonit. Protesta do të zhvillohet nesër në Stamboll.
Gazeta turke pro-qeveritare vë në dukje se ftesa i janë dërguar princit të kurorës saudit Mohammed bin Salman, presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, mbretit jordanez Abdullah II, presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe krerëve të shteteve të Libisë dhe Libanit. Tubimi do të zhvillohet, nesër në orën 15.00, në ish-aeroportin e Stambollit “Ataturk”, nga ku presidenti turk do t’i drejtohet turmave.
Turqia i ka dënuar ashpër sulmet e izraelit në Rripin e Gazës. Por deklarata që ka ngjallur më shumë reagimin e faktorit ndërkombëtar është se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një lëvizje që lufton për të drejtat e popullit të vet. Zvkryeministri italian e konsderoi deklaratën si të neveritshme, ndërsa disa anëtarë të Kongresit Amerikan e konsideruan të të papranueshme që një vend i NATO-së të mbështesë një organizatë terroriste.