Rreth 200 qytetarë i drejtohen në 24 orë Urgjencës në Elbasan për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha.
Luhatja e temperaturave, ka bërë që në institucionin shëndetësor të ketë fluks të shtuar pacientësh me temperaturë por edhe shenja të tjera shoqëruese.
Shefi i urgjencës Ergys Mici teksa flet për prezencën e virozave të vjeshtës e vë theksin kryesisht te kujdesi I shtuar që duhet të tregojnë kryesisht pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Mjeku I bën apel vecanërisht të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese të aplikojnë vaksinën anti-grip, si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga viruset në këtë periudhë të ngarkuar.
Që virozat të kalojnë sa më shpejt, këshillohet shmangie të ambienteve të mbyllura, konsumim i supave, lëngjeve por edhe ecje në ajër të pastër.