Përfshihet nga flakët makina në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan

0

TIRANË- Një automjet ka marrë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në hyrje të tunelit të Krrabës.

Automjeti tip “Seat” është djegur thuajse tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka raportim për dëme në njerëz apo dëme të tjera materiale veç automjetit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu