‘Blindohet’ Fieri, policia në kërkim të shpërndarësve të lëndëve narkotike

0

Mbrëmja e kësaj të diele e ka gjetur të “blinduar” qytetin e Fierit. Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.

Automjetet luksoze e ato te dyshuara janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.

Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu