Dhunoi nënën e njerkun dhe u mori me forcë para, pranga 26-vjeçarit në Patos

0

Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, në fshatin Ruzhdie të Patosit.

I riu M.N dyshohet se pasi i ka dhunuar, i ka marrë me forcë një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. N., 26 vjeç, banues në fshatin Ruzhdie, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, si edhe iu ka marrë me forcë një shumë parash”– njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu