Stuhi në Tiranë/Era e fortë shkul një pemë dhe zë poshtë një automjet

0

Stuhia që ka përfshirë vendin tonë prej pak orësh ka shkaktuar probleme të shumta në përmbytjen e rrugëve në disa qytete. Në Tiranë reshjet e shiut ishin intensive të shoqëruara me erë të fortë. Për rreth 1 orë u paralizua trafiku i automjeteve në çdo rrugë, ndërsa era theu e shkuli pemë.

Një pemë është shkulur në vendin e quajtur “Kafja e Rremës” në rrugën e Dibrës në kryeqytet. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë person brenda automjetit kur është shembur pema duke e zënë poshtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po drejton trafikun e automjeteve që vijnë nga rruga e Arbrit por edhe në drejtim të Qarkut Dibër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu