Përmbytje nga reshjet dhe problematika edhe në qarkun e Elbasanit.
Gjatë orëve të natës kanë vazhduar reshje me intensitet mesatar të cilat mëngjesin e sotëm kanë arritur në 50mm.
Akset rrugore Elbasan-Qafë-Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Stëblevë, kanë pasur rënie të inerteve dhe gurëve.
Disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cërrik, kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë.
Prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar.
ka pasur nderprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit, rrethinat e Cërrikut, në Nj.A Labinot Mal, Funar, bashkia Elbasan, Nj.A Shalës e Mollas bashkia Cërrik, Nj.A Orenjë e Stëblevë bashkia Librazhd dhe Nj.A Porocan bashkia Gramsh.
Grupet e punës po punojnë për riparimin e difekteve.