Skenari/ I kaluan Gardës, ja ku i kishin fshehur dy deputetet e PD flakadanët që ndezi Korreshi

0

Sekretariati i Etikës vendosi ditën e sotme përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi të tre deputetëve të opozitës, konkretisht Saimir Korreshit, Lindita Metaliajt dhe Elda Hotit.

Përjashtimi i tyre erdhi pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS, për shkak të situatës të krijuar në seancën e djeshme në Kuvend. Dy deputetet akuzohen se ishin ato që i futën tymueset në sallën e Kuvendit duke i fshehur në çantat e tyre, e më pas Korreshi i ndezi pranë foltores duke krijuar kaos.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu