Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare, prokuroria pritet të kërkoj riekspertim

0

Prokuroria e Tiranes ka marrë me pyetje ekspertet mjeko-ligjore qe kryen aktin e femijës 3-vjec që ndërroi jetë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije  se po bëhet analizimi per te vendosur riekspertim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në klinikën e Roland Xhaxhos, ndërsa familjarët denoncuan rastin në Faxneës, ku thanë se i mituri ndërroi jetë për shkak të dozës së lartë të narkozës.

I vogli qëndroi për disa orë në klinikë dhe kur shkoi në shtëpi, shfaqi probleme shëndetësore ndërsa ndërroi jetë në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu