DURRËS- Banorët që jetojnë pranë plazhit në Durrës kanë pikasur ditën e sotme një trup të pajetë. Kufoma është pikasur në zonën e sektorit Iliria. Policia dyshon se gruaja është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.