Ligji për median online, Rama: U tërhoqëm se situata doli jashtë kontrollit, nuk ka vetërregullim

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për ligjin që donte të vendoste në mënyrë që të kontrollonte mediat online disa vite m parë. Duke folur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, Rama ka deklaruar se pavarësisht se qeveria u tërhoq nga ky ligj, nuk po shohin vetërregullimin e premtuar. Po ashtu Rama ka theksuar se e vetmja arsye që ata u tërhoqën nga ligji është sepse situata doli jashtë kontrollit.

“Disa vite më parë kishim disa përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjeve të palës tonë politike për të rregulluar medien online, dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjek pas si hije. Në sensin që edhe pse u tërhoqëm dhe hoqëm dorë prej saj, jo sepse kam ndryshuar mendje por sepse solli një lloj mosmarrëveshje jashtë përmasave normale që shkonte në të kundërt me atë që ne donim të rregullonim. Asokohe përgjigja ishte se duhet vetërregullim. Ka kaluar ca kohë ku ne nuk kemi vetërregullim. Ka njerëz që bëjnë gazetari profesioniste dhe të tjerë që mendojnë se të qenurit gazetar dhe dorë e lirë, mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe numri i gënjeshtrave, i përhapjes së gjysmë të vërtetave është i jashtëzakoshëm. E kuptoj që politikanët duhet të veprojnë konform etikës, por si do të vihet në vend kjo anë tjetër e medaljes” tha Rama.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu