I vihet flaka furgonit të firmës së ujit ‘Çika’, shkrumbohet totalisht! Digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij

0

VLORË- Një furgoni i është vënë flaka gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe dyshohet se flakët janë të qëllimshme. Report Tv mëson se furgoni është në pronësi të një firmës së ujit ‘Çika’, por ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar drejt zjarrëvënies.

Furgoni është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë tij.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ëve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu