Zvicra shtyn festën e kualifikimit drejt Euro 2024, “X” ndaj Izraelit

0

Zvicra ka barazuar 1-1 me Izraelin, duke shtyrë kështu festën zyrtare për kualifikimin në Euro 2024. Në pjesën e parë në Pancho Arena dominoi skuadre helvete, e cila goditi jo pak portën e kundërshtarit por 5 herë.

Një krosim fantastik i Fernandes gjeti mesfushorin e Augsburg, Vargas, i cili u koordinua mirë me kokë, për të mposhtur Glazer. Në fraksionin e dytë, djemtë e Yakin ulën ritmin, duke u përpjekur në maksimum për menaxhimin e rezultatit.

Rekord i Granit Xhakës, i cili me paraqitjen e sotme, shkon në kuotën e 119 përformancave me Zvicrën. Në fundin e sfidës, Izraeli vendosi ekuilibrat me Shon Weissman. Me këtë rezultat, Zvicra kryeson grupin me 16 pikë, ndërsa Izraeli ka 11 pikë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu