Peshkatarët e tij “vodhën velierën”, reagon Luca: Uroj të sqarohet, se s’ka asnjë logjikë kjo që ka ngritur policia kufitare

0

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar se katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa, kanë vjedhur një velierë në portin e Limionit.

“Një sqarim me detyrim. Jo vetëm si qytetar i përgjegjshëm por edhe si president i Korporatës Rozafa e ndjej për detyrë të sqaroj tallavanë e lajmeve të djeshme e të sotme që qarkullojnë në portalet cinike dhe gjobëvënëse…

Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet!

Është një keqkuptim, më thonë mua se Rozafa dhe peshkatarë të Rozafës kanë vjedhur një velierë unë u bëj një pyetje. Sipas legjislacionit dhe kodit detar shqiptar ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa.Peshkatarët e mi kanë vjedhur pronën e kompanisë së tyre. Uroj të sqarohet kjo punë, sepse nuk ka asnjë logjikë kjo që ka ngritur policia kufitare. Mendoj se është një keqkuptim”, tha Luca.

Kujtojmë që një ditë më parë policia, vuri në pranga 5 persona, që sipas bluve të Sarandës kanë vjedhur me një anije peshkimi, mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu