17-vjeçari nga Librazhdi kapet në Sarandë duke drejtuar makinën e vjedhur
Është vënë në pranga gjatë ditës së sotme një 17-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje, me precedent të theksuar për këtë vepër penale.
I riu akuzohet se ka grabitur një automjet në Konispol, teksa u kap në flagrancë në Gjirokastër duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e vjedhur.
Makina u grabit në fshatin Mulsi, Konispol, teksa pas arrestimit të adoleshentit, mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
I arrestuari është shtetasi E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.