Fier, arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

0

Katër persona janë arrestuar në Fier këtë të enjte për vepra të ndryshme penale.

Një 41-vjeçar në Pishporo u vu në pranga, pasi ka goditur një 61-vjeçar, dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, një 22-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një 55-vjeçar dhe 56-vjeçar ranë në pranga në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu