18-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

0

Një vajzë 18-vjeçare, shqiptare ka humbur jetën, pas një aksidenti tragjik në Athinë të Greqisë. Shqiptarja po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftohet se viktimë ka mbetur edhe një vajzë tjetër, që ndodhej në mjetin tjetër të aksidentuar.

I dashuri i Stelës, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës, kur mësuan lajmin tragjik.

“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes. Ajo nuk e dinte se çfarë ndodhi, asgjë”, thotë i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu