U kapën duke transportuar 7 kilogramë kanabis, pranga tre të rinjve në Vorë

0

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, tre të rinjtë, 18, 20 dhe 22 vjeç, nga Dibra u kapën në flagrancë në rrugën e Limuthit duke transportuar lëndën narkotike të dyshuar kanabis me qëllimin shitjen.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, ata janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Ndërkohë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu