Të shtëna me armë janë regjistuar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës.
Të shtënat janë regjistruar pranë tregut të qytetit.
Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për dinamikën e ngjarjes.