Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë të regjistruar sot. I plagosur ka mbetur Tonin Ndreca, shofer furgoni, i cili u plagos me armë nga Marjan Kola. Ngjarja ndodhi pasi një konflikti të castit për parkimin e automjeteve. Autori është larguar dhe policia ka nisur punën për kapjen e tij.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.