TRAGJIKE/ Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, ndërron jetë në spital pas 6 ditësh 14-vjeçari

0

Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili pak ditë më parë u përfshi në një aksident teksa ishte në makinë me shokët e tij në Sarandë.

Arjol Dervishaj po merrte mjekim në Tiranë pasi mori plagë të rënda në aksidentin e ndodhur në Bajkaj, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit, teksa Dervishaj dhe dy shokë të tij adoelshentë, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedez benz”. Në një moment ata kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua. 14-vjeçari u plagos më rëndë se shokët e tij dhe përfundoi në intubim.

Njoftimi i policisë për aksidentin e 21 nëntorit 2023:

Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu