Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë.
Edhe në këtë 79-vjetor, ata kanë shpalosur parulla komuniste dhe foton e diktatorit, teksa kanë kryer homazhe. Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit kryen homazhe dhe liderët e shtetit, kryeministri Edi rama, presidneti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Nga ana tjetër, asnjë pjesëtar i opozitës nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi këtë datë politika e feston të ndarë.
Debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1944, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.