Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Fierit. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.
Të moshuarit po transportohen me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.
Sapo është parë zjarri në banesën është lajmëruar zjarrfikësja, e cila erdhi menjëherë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.