SHBA – I vlerësuar me 35 milionë euro, sipas faqeve të specializuara, ylli argjentinas ka ende një kontratë me ekipin e Major League Soccer (MLS), deri në fund të dhjetorit 2025.
Në 12 ndeshjet e luajtura para dëmtimit, argjentinasi shënoi 11 gola dhe dha 5 asistime vendimtare dhe skuadra nuk humbi asnjë ndeshje me të në fushë, duke fituar trofeun e pare në historinë e klubit, Kupën e Ligës.
Situatë e paprecedentë për Inter Miami
Klubi MLS ka njoftuar se të gjitha biletat për sezonin 2024 janë shitur, me tifozët që marrin detaje të biletave, që mund të jenë ende të disponueshme për çdo ndeshje në faqen zyrtare të internetit.
Që nga ardhja e Lionel Messit te Inter Miami, llogaria e klubit në Instagram është rritur nga një milion ndjekës në 15.4 milionë.
Në zonën standarde të stadiumit, një biletë sezonale klasike kushton 826 euro, ku më e shtrenjta shkon deri në 2.600 euro, që është 104% më shumë se në vitin 2020.
Dhe në zonën e premiumit situata është e ngjashme, çmimi arrin në 4.200 euro, një dhomë 43.800 euro, 100% më shumë se në 2020.