“Partia e Doshit u rrit 240 % me para në dorë”/ Berisha nga Kamza: Ai nuk fiton kurrë, vetëm vjedh votën

0

KAMËZ-“Partia e Doshit u rrit 240 % me para në dorë”/ Berisha nga Kamza: Ai nuk fiton kurrë, vetëm vjedh votën

Berisha:Unë nuk dua të mbuloj a”Partia e Doshit u rrit 240 % me para në dorë”/ Berisha nga Kamza: Ai nuk fiton kurrë, vetëm vjedh votënsnjë të metë të PD-së, këtu para jush dhe askund, por të gjithë ata që i thonë të vërtetës të vërtetë, në rast se diferenca ishte 110 mijë vota, shpërndarja e 683 mijë zarfave në mes të fushatës elektorale për pensionistët, shpërndarja e dhjetëra milionë eurove për meremetimet nga tërmeti në mes të fushatës elektorale. Dhënia e dhjetëra mijëra lejeve, licencave dhe legalizimeve, të gjitha këto në kundërshtim absolut me ligjin. Heqja nga fletëvotimi i PD-së dhe i kryetarit të saj.

Përdorimi i bandave për të terrorizuar qytetarët, banda që kanë vrarë 20-25 vetë, shpërndarja e dhjetëra qindrave milionë eurove nën dorë. Vetëm një parti e cila nuk ka bërë asnjë takim në tërë ekzistencën e saj, por shkon me thasë me para, partia e Doshit, u rrit në 2 vite, 240%. Ju mendoni se Toma është pareliu më i madh? Jo nuk është. Ai fiton 3 mijë tendera në vit nga Rama dhe një pjesë të parave që fiton i kthen në vota.

Por Edi Rama, qeveria janë ato që kanë para më shumë. Të gjitha këto të marra së bashku, sa vota bëjnë? Unë nuk jam një shifër të saktë, por di se me paratë nën dorë, partia e Doshit u rrit 240 për qind.
Pse ndalem në këtë? Ndalem sepse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet dhe ai që vjedh, nuk fiton kurrë, por vjedh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu