Identifikohet shqiptari që u vra para shtëpisë së tij në Athinë

0

Identifikohet shqiptari, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Palaio Faliro të Athinës.

Ai u qëllua me dy plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij.

56 vjeçari nga Berati u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas raportimeve të mediave greke, dy persona që lëviznin me motoçikletë qëlluan shqiptarin jashtë shtëpisë së tij.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminal që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

Policia greke ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu