Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast.
“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast”, thuhet në raport.
30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u vra teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Grabitja u inskenua nga bashkëshorti i saj, i cili u arrestua, bashkë me dy persona të tjerë, të përfshirë në krim.