E rëndë në Skrapar! 46-vjeçari plagos me thikë vëllain e tij, ngjarja dyshohet për…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku një 46-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij.

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq dyshohet se konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia arrestoi autorin Elidon Mançe.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu