Ky është viktima e atentati në Lezhë, kushëriri i biznesmenit të vrarë pak muaj më parë (Emrat)

0

Entjan Nikulaj është kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua në muajin prill në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Pas atentatit Policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar afër Rinasit, në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk, e cila mendohet të jetë përdorur në atentat.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.

Targat e makinës me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët e atentatit rezultojnë të vjedhura në Tiranë, pak ditë më parë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

Sakaq, 40-vjeçari u dërgua fillimisht në spital me shenja jete, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu