Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, ndalohet Alfred Ndoj i shpallur në kërkim. Ky shtetas akuzohet si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një shtetasi dhe për plagosjen e tij me sende të forta.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar shtetasit Alfred Ndoj 40 vjeç, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.
Më datë 19.01.2023, shtetasi Alfred Ndoj dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, shtetasin G. O., e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.





