“Babai kishte probleme financiare. Ka ndihmuar vrasësit për vendodhjen e saj”/ Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçares në Maqedoni

0

Ngjarja makabre e humbjes së jetës së 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut është trajtuar ditën e sotme dhe përgjatë minutave të ‘Ftesë në 5’.

Në një lidhje direkte në emision, gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari ka treguar se si një prej autorëve të kapur pas ngjarjes, ka pohuar se babai i vajzës i ka referuar ata për vendndodhjet e saj.

“Nuk ka një opinion të mirë për babain, përflitet se ka pasur probleme financiare. Babai nuk u paraqit në asnjë medium pasi doli lajmi i zhdukjes së vajzës. Mamaja ka qenë shumë e rezervuar, ka kërkuar të mos ketë dezinformim”, është shprehur gazetarja në studion e “Ftesë në 5”.

Ajo ka shtuar se autorët e ngjarjes kanë kryer një tjetër vrasje për një borxh prej 500 eurosh dhe se pas këtij momenti kanë përdorur makinën e viktimës për të kryer krimin e radhës. Qëndrimet e të ftuarve kanë qenë “bërtitëse” duke theksuar se njerëzimit tashmë i ka mbetur të veshë lëkurën e ariut dhe të hyjë për të jetuar në shpellë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu