Gara për trofeun e “Këpucës së Artë” është tashmë drejt fundit.
Deri në këto momente kryesues është sulmuesi i Montpellier, Akor Adamas, ndërsa pas tij me vetëm gjysmë pike diferencë renditet sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane.
Kur pak ditë na ndajnë nga fituesi i “Këpucës së Artë”,gara është mjaft e nxehtë.
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane me vetëm gjysmë pike diferencë renditet i dyti pas sulmuesit i Montpellier, Akor Adamas.
Në vendin e tretë ndodhet Amahl Pellegrino i Bodo/Glimt, ndërsa i katërti është sulmuesi i Stuttgart, Serhou Guirassy, i cili ka shënuar 16 gola në Bundesliga.
Renditja deri tani për “Këpucën e Artë”:
Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) 36.5 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) 36 pikë
Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 36 pikë
Serhou Guirassy (Shtutgart) 32 pikë
Kylian Mbappe (PSG) 30 pikë
Erling Haaland (Manchester City) 28 pikë
Andrej Ilic (RFS/Valerenga) 26 pikë
Lautaro Martinez (Inter) 26 pikë
Santiago Gimenez (Feyenoord) 25.5 pikë
Bard Finne (Brann) 23 pikë
Faris Moumbagna (Bodo/Glimt) 22.5 pikë
Vangelis Pavlidis (AZ) 22.5 pikë
Jude Bellingham (Real Madrid) 22 pikë