Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

0

Janë arrestuar në Itali 4 shqiptarë pasi kanë grabitur disa banesa.
Në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit e moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.
Ata u kryenin grabitjet kryesisht në Milaono, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano. Sipas mediave italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.
Aktualisht tre shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu