Mbrëmjen e sotshme emisioni Fiks Fare solli rastin e një fëmije 9 muajsh të cilit gabimisht i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.
Problemi ka nisur nga pakujdesia e farmacistes e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.
Babai i djalit 9 muajsh tregoi se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotk Claxon 40 mg, ndërkohë që farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur. “ Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh ” rrëfeu Mario.