Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon në gjykatë Blendi Teta: Lidhja ime me vëllezërit Duka

0

Blendi Teta dëshmon në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 Gusht të 2019. Blendi Teta ju përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve.

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vita më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompanin time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale.  Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit.

Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëru deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj ne tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam futur tek spitali brenda për nevojat personale”, tha ndër të tjera Teta në dëshminë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu