Ministri i Brendshmë Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të të shumëkëkruarit, Gëzim Çela.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.
Sipas Ballës, Çela është arrestuar pas një operacioni të përbashkët mes një agjencie partnere dhe policisë së Koosvës.
“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.
Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.