Fier/Tentoi të korruptojë punonjësin e policisë,procedohet penalisht i riu

0

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte një punonjës të policisë rrugore. I riu u ndalua për verifikimin e xhamave të zinj të makinës. Për të shmangur masën administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, procedohet penalisht 28-vjeçari.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu