Familja e Liridonës del me një apel publik

0

Familja Ademaj ka bërë të ditur se së fundi është kontaktuar nga shumë njerëz për të ndarë informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Përmes një postimi në Facebook, Leonardi, vëllai i Liridonës apelon që të gjithë informacionet që kanë, qytetarët t’i ndajnë me policinë dhe prokurorinë dhe jo me familjen e tyre.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”, tha ai.

Më tej ai theksoi se interesi i familjes dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu