Në datën 14.12.2023, shtetasi R. Z., 42 vjeç, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3 duke njoftuar se rreth orës 06:45 në rrugën “Don Bosko”, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.
Sipas informacioneve, në pasqyrën e ngjarjes nuk ka të dëmtuar nga shtënat me armë zjarri, ndërsa grupi hetimor aktualisht angazhohet në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Hetuesit janë në kërkim të identitetit të autorit dhe po bëjnë përpjekje për kapjen e tij.
Autori i ngjarjes vazhdon të mbetet ende i paidentifikuar.