Janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze ,katër anëtarë të Hamasit, të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Evropë.Lajmin e ka konfirmuar prokurori federal i Gjermanisë.
“Tre persona u arrestuan në Gjermani dhe një në Holandë me dyshimin për planifikimin e sulmeve ndaj institucioneve hebraike në Evropë,” tha në një deklaratë prokurori.
Hamasi është klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera si një organizatë terroriste.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, e cila falënderoi autoritetet policore gjermane dhe holandeze, duke pohuar se ” Kjo tregon se autoritetet tona të sigurisë janë jashtëzakonisht vigjilente dhe veprojnë në mënyrë të vazhdueshme”.
“Mbrojtja e hebrenjve është prioriteti ynë kryesor. Ne përdorim të gjitha mjetet kushtetuese kundër atyre që kërcënojnë jetën e hebrenjve dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”, tha më pas Faeser.