Sylvinho zgjedh ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve

0

Shqipëria ia doli të sigurojë një biletë për në Europianin e Gjermani 2024-ës, duke u renditur e para në grupin eliminator.

Trajneri Sylvinho ka komentuar sërish për suksesin e kuqezinjve edhe pse ka kaluar 1 muaj nga kualifikimi.

Braziliani ka theksuar se ndeshja më e vështirë e kuqezinjve në eliminatore ka qenë ajo e Pragës ndaj Çekisë, ku Shqipëria ia doli të marrë një pikë mjaft të rëndësishme.

“Për ne nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha ndeshjet janë të vështira për Shqipërinë dhe jemi përgatitur shumë para çdo sfide. Gjatë rrugëtimit prej 8 takimesh eliminatore, unë mendoj se një ndeshje shumë e vështirë ishte ajo në Pragë ndaj Çekisë, ku morëm një pikë. Atje u përballëm me një skuadër shumë të fortë, fizikisht shumë lart dhe të vendosur mirë në fushë. Morëm një pikë shumë të vështirë, duke vuajtur. E lehtë nuk ishte asnjë ndeshje”, theksoi Sylvinho

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu