Kinë, dalin nga shinat dy vagonët e fundit të trenit, mbi 100 të lënduar

0

Më shumë se 100 persona janë raportuar të lënduar pas daljes nga shinat të dy vagonëve, në një metro në Kinë.

Gjithsej 102 persona raportuan kocka të thyera dhe të tjerë u shtruan në spital.

Kryeqyteti kinez, ku incidente të tilla janë të rralla është goditur nga stuhi dëbore ditët e fundit, duke çuar në vonesa të transportit në të gjithë qytetin.

Aksidenti ndodhi pak para orës 19 të së enjtes, kur dy vagonët e fundit të një treni të metrosë dolën nga shinat.

Rreth orës 23:00, gjithsej 515 persona u dërguan në spital për kontrolle, nga të cilët 102 kishin fraktura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu