Ndryshime në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Kush ikën e kush vjen

0

Ndryshime në Policinë e Shtetit.

Edmond Sulaj është konfirmuar në krye të Policisë Shkodër.

Edhe disa ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kreu ndryshime brenda radhëve të uniformave blu, duke firmosur lëvizjen e disa shefave të komisariateve në Tiranë.

Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në detyrë Petrit Halën.

Ky i fundit do të emërohet në Librazhd.

Bledar Rreshka nga sektori i krimeve në Elbasan është emëruar shef te Komisariati nr.3, duke zëvendësuar Altin Lilën.

Ndërsa Sali Skura është emëruar shef në komisariatin nr.4, duke zëvendësuar Luan Hysenjin, i cili u emërua shef sektori te Krimet në Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu