“5 herë jo” thyen rekord/Lë pas filmin “Në kuadër të dashurisë”

0

Duket se filmi “5 herë jo”, me protagonist dy personazhet e njohur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, është në rrugën e duhur!

Siç ka bërë me dije edhe vetë faqja zyrtare e kinemasë “Cineplexx” në Instagram, për filmin “5 herë jo” janë shitur plot 3900 bileta në vetëm një ditë.

Në postim thuhet se kjo është shitja më e madhe që është bërë në një ditë për vitin 2023, duke ia kaluar edhe filmit të njohur, “Në kuadër të dashurisë”, me protagonist këngëtarin e njohur Luiz Ejlli dhe aktoren Olta Gixhari.

Këtë sukses nuk kishte si mos e shpërndante edhe Donald Veshaj.

E thyem rekordin e djeshëm. Ju duaaaa“, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu