Dita nis me mot të kthjellët, pasditja sjell vranësira të shpeshta. Si do të jenë temperaturat sot

0

Shqipëria

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që moti të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta në zonat malore deri në 17°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat minimale por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C më e ulëta në zonat malore deri në 9°C më e larta në zonat perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu