Lajm i mirë për të gjithë punonjësit e policisë/ Balla: Policët do të shpërblehen, pagë shtesë për vaktin ushqimor

0

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë. Ai ka njoftuar se policët do të shpërblehen me 118 mijë lekë, kjo shumë është mbledhur nga vaktet ushqimore të paguara gjatë gjithë vitit.

Sakaq, Balla e ka konsideruar si shpërblimin më të madh që një punonjës i policisë së shtetit mund të ketë marrë ndonjëherë.

“Së pari, dua të informojë të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se qeveria sapo ka miratuar vendimin për të shlyer një detyrim prej shumë kohësh, i cili lidhet me pagesën e ushqimit për çdo punonjës të policisë përgjatë orarit të punës apo në misione, operacione dhe përballimin e situatave të emergjencave civile. Çdo punonjës policie do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor, në 12 muaj, 22 ditë pune, shkon 264 pagesa shumëzuar me 450 lekë. Pra, gati 118 mijë lekë të reja do të jetë pagesa për vitin 2023. Shpërblimi më i madh që një punonjës i policisë së shtetit mund të ketë marrë ndonjëherë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu