Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, të moshave 27, 37 dhe 45 vjeç, për tentativë vjedhjeje. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.
Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.